Shkurt.ch
Më ashpër kundër keqpërdorimit të armëve ushtarake
Kështu është reaguar ndaj dy rasteve të rënda të vrasjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, të cilat janë bërë me armë të ushtrisë
Komisioni për çështje të sigurisë i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës kërkon që të merren masa më të ashpra për të parandaluar keqpërdorimin e armëve ushtarake.
Ky komision ka reaguar në këtë mënyrë ndaj dy rasteve të rënda të vrasjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, të cilat janë bërë me armë të ushtrisë, shkruan drs.ch.
Komisioni shkruan se duhet reaguar menjëherë në rastet kur ndodhin kërcënime ose akte dhune, si me armë civile ashtu dhe me ato ushtarake. Javën e kaluar edhe komisioni për siguri politike i Dhomës Nacionale të Parlamentit është marrë me këtë temë.
Por, për ndryshim, ai nuk ka parë arsye për të vepruar në drejtimin që rekomandon komisioni i Dhomës së kantoneve.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













