Shkurt.ch
Përurohet ndërtesa më e lartë në Zvicër
Prime Tower: 126 metra lartësi, 36 kate, 40 mijë metra katrorë hapësirë, 2000 të punësuar
Është bërë sot në Cyrih përurimi zyrtar i ndërtesës më të lartë në Zvicër. Me 126 metra lartësi, me hapësirë prej 40 mijë metrash katrorë dhe me 36 kate ndërtesa e njohur me emrin Prime Tower, e populluar kryesisht nga kompani të ndryshme afariste ka vend për rreth 2000 të punësuar.
Po kështu në këtë “kullë” ka vend edhe për apartamente ekskluzive.
Në përurim ka marrë pjesë edhe kryetarja e Cyrihut, Corine Mauch. Ajo dhe folësit tjerë e kanë quajtur ndërtesën “shenjë mbrojtëse” e re e Cyrihut.
Duke filluar nga java e ardhshme, do të hapë dyert për publikun edhe restoranti që gjendet në katin e 35-të dhe që, rrjedhimisht është restoranti në katin më të lartë në Zvicër.
Ndërtimi i godinës më të lartë të Zvicrës ka kushtuar 380 milionë franga
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale











