Shkurt.ch
Pas tërheqjes së Zuppiger-it, në lojë Walter
Kandidati i ri për qeveri, Hansjörg Walter, është zgjedhur vetëm dy ditë më parë kryetar i Këshillit Nacional të Parlamentit të Zvicrës.
Pasi që Bruno Zuppiger dha dorëheqje nga kandidatura e tij për postin në Këshillin federal, SVP-UDC i ka gjetur shpejtë zëvendësimin. Ai është Hansjörg Walter, i zgjedhur vetëm dy ditë më parë kryetar i Këshillit Nacional të Parlamentit të Zvicrës.
Hansjörg Walter vjen nga kantoni i Thurgaut dhe ka qenë tashmë, para tri vitesh, kandidat për anëtar qeverie. Është interesante se në kandidimin e parë atij i kishte munguar vetëm një votë, ajo e vetja (!) për t`u zgjedhur. Kishte fituar ministri i sotëm i mbrojtjes, Ueli Maurer.
Më 14 dhjetor, Walter dhe deputeti nacional nga kantoni i Freiburgut, Jean-François Rime do të jenë dy kandidatët e SVP-UDC-së për vendin në qeveri, të pretenduar nga kjo parti.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













