Lajme
Priten hulumtime për të zhdukurit në veri të Kosovës
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, ka thënë se pritet që të hulumtohet për të zhdukurit në disa vende në veri të Kosovës dhe në Serbi.
“Ka lokacione që presim për t’u realizuar në veri të Mitrovicës, në varrezat myslimane, pastaj presim në Serbi në Rudnicë dhe Novi Pazar”, ka thënë ai për RTK-në.
“Bashkëpunimin me serbë e bëjmë, me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, por ndodhë që ata nuk kanë dhënë ndonjë shenjë për të punuar”, ka shtuar ai.
Gjetaj është ndalur edhe te rasti i fundit në Gllarevë të Klinës. “Ka ndodhur rastësisht, një vendas aty duke hapur një kanal për ujësjellës, që ka hasur në eshtra. Dje është bërë zhvarrimi, identiteti nuk dihet. Dyshohet që i përket luftës së fundit. Nuk ka të bëhet me një varrezë që mund të kërkohet më shumë”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se për fat të keq në Kosovë ende nuk ka ekspertë të pavarur dhe çdo gjë është akoma në varësi të ekspertëve të EULEX.
Sipas tij ka vështirësi në punë, pasi që ekziston mundësia e përzierjes së eshtrave, ngase aty bëhet fjalë për groposje dhe jo për varrime, ku nuk ka pasur analizë për secilin asht.
Ai ka kujtuar që rreth 300 mbetje janë në morg të paidentifikuara dhe që mbetet që të punohet në këtë drejtim.
1658 persona konsiderohen të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë më 1998-99.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













