Shkurt.ch
Kapiteni bëri gabim dhe fundosi anijen “Costa Concordia”
Në Itali kanë konfirmuar se kanë gjetur trupin e një të mbyturi në rrënojat e anijes që çon në gjashtë numrin e viktimave të kësaj tragjedie
Kapiteni është shkaktari që ka kontribuar në fundosjen e anijes “Costa Concordia” të premten mbrëma në brigjet perëndimore të ItalisëKompania detare Costa Crociere ka pranuar fajin e kapitenit.
“Kapiteni kishte bërë një vlerësim të pasaktë, pasi ai kishte shkuar shumë afër brigjeve të detit dhe ishte larguar nga bordi i anies para se të evakuoheshin pasagjerët..
Drejtues të kompanisë detare Costa Crociere, së cilës i përkiste kryqëzori e cilësuan aksidentin si një tragjedi shokuese dhe u shprehën ngushëllime të afërme të viktimave
“Anije të kësaj madhësie nuk mund të lundrojnë aq afër brigjeve të ishujve, sepse atje, siç dihet ka edhe shkëmbinj”, tha Ministri italian i Mbrojtjes, Giampaolo Di Paola, ish-admiral marinës italiane për kanalin televiziv “RAI 3.
Lundrimi pranë ishullit Giglio për ta mirëpritur banorët, me sa duket ka kontribuar në fundosjen e anijes luksoze “Costa Concordia” , kanë thënë zyrtarët italian dhe dëshmitarët.
Teksa po kalonte në ishull, disa dëshmitarë kanë thënë se ekuipazhi i anijes luksoze “Costa Concordia” kishte përgatitur një parakalim spektakolar për banorët e atij vendi.Kapiteni i anijes luksoze, Costa Concordia është duke u mbajtur në burg, nën akuzat dhe dyshimet për vrasje të njerëzve, për braktisje të anijes përpara udhëtarëve të tjerë, si dhe për dëmtim të anijes së udhëtimit.
Numri i personave të zhdukur për gati dy ditë, pasi anija luksoze italiane filloi të fundosej në brigjet perëndimore të Italisë, tashmë ka zbritur në 15 persona, ndërkohë që shpëtimtarët po vazhdojnë ende kërkimet.
Më shumë se 4000 njerëz që po udhëtonin me anije, janë evakuuar me barkat e shpëtimit apo duke notuar, ndërsa policia thotë se 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë gjetur të gjallë në brendi të anijes, përfshirë një çift nga Koreja e Jugut, që ishin në muajin e tyre të mjaltit.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













