Shkurt.ch
U kanë ikur tatimeve, tash “pendohen”
4550 zviceranë, abuzues tatimesh janë paraqitur për të shfrytëzuar nga mundësia që u është ofruar me amnistinë e shpallur para dy vitesh nga shteti. Në 24 kantone, ku është shtrirë amnistia fiskale, gjatë vitit 2011 janë grumbulluar 245 milionë franga nga paratë që kanë paguar bishtnuesit “e penduar” të tatimeve.
Vetëm nga dy kantone, Vaud dhe Appenzell Innerhoden mungojnë të dhënat.
Në vitin 2010 këtë lloj vetëdenoncimi e kishin bërë 5580 veta. Më së shumti persona janë “penduar” në kantonin e Cyrihut, rreth 1000 sish. Pas Cyrihut vijnë kantonet Tiçino, Bernë, dhe Luzern.
Vetëparaqitje të tilla ka pasur edhe në kantonet me shkallë më të ulët të tatimeve si Zug dhe Schwyz.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale














