Tematike
Libër mbi vrasjen e mësuesit nga St. Galleni
Janine Spirig thotë se libri do të ketë përmbajtje biografike dhe ai do t`ia kushtohet fëmijëve të përbashkët me Paul Spirig-un
E veja e mësuesit Paul Spirig, të vrarë në janar të vitit 1999 nga Dedë Gecaj, do të botojë një libër ku do të përpunojë vrasjen e të shoqit. Libri do të dalë nga shtypi më 23 mars të këtij viti.
Janine Spirig, 47 vjeçe, thotë për mediet zvicerane se libri do të ketë përmbajtje biografike dhe ai do t`ia kushtohet fëmijëve të përbashkët me Paul Spirig-un.
Lajmit për këtë libër i është bërë jehonë edhe për faktin se, kur, rreth dy vite më parë, tetari i St. Gallenit kishte planifikuar të përgatiste një shfaqje me titull pune “Vrasja e mësuesit në St.Gallen”, familjarët kishin kundërshtuar projektin. Kjo bashkë me reagimet e opinionit,l kishin detyruar teatrin të hiqte shfaqjen nga programi, shkruan “St.gallet Tagblatt”.
Shqiptari Dedë Gecaj, pasi kishte vrarë mësuesin e të bijës, ishte arratisur në Kosovë, ku ishte dënuar nga një gjykatë serbe. Pas përfundimit të luftës ai ishte liruar nga burgu dhe një kohë të gjatë kishte qëndruar i lirë në Kosovë, ndërkohë që autoritetet zvicerane e kërkonin ekstradimin e tij. Ai pastaj qe ekstraduar, por në fund të vitit 2010 qe gjetur i vetëvrarë në qelinë e tij të burgut në St. Gallen. Për pasojë, nuk qe bërë e mundur t`i bëhej një gjykim i pavarur, në vendin e krimit, në Zvicër.
Familja dhe avokati i tij vazhdojnë të hedhin dyshime mbi vetëvrasjen e tij.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











