Shkurt.ch
Jep dorëheqje qeveritari i përfshirë në rrahje
Mark Muller, anëtar i Qeverisë së Kantonit të Gjenevës nga partia FDP/PLR, ka dhënë dorëheqje. Rrahja me një barist në natën e vitit të ri dhe afera që ka rrjedhur nga kjo, do t`i kushtojë politikanit nga Gjeneva me postin e tij, njoftimin për dorëheqjen, Muller e ka arsyetuar me “sulmet e vazhdueshme kundër personit të tij”. Këto sulme nuk i kishin lejuar atij që të kryejë detyrat me tërë energjinë dhe qartësinë e nevojshme, ka thënë ai.
Partitë si SP,-PS, SVP-UDC dhe të Gjelbrit e kanë vlerësuar këtë dorëheqje si të paevitueshme, ndërkohë që FDP-PLR mbetet të prononcohet më vonë.
Pas rrahjes në natën e vitit të ri, Muller fillimisht kishte kundërshtuar implikimin në rrahje. Sipas tij, fjala kishte qenë vetëm për një “konflikt në mes burrash”. Vetëm pasi banakierit kishte ngritur padinë, ai kishte pranuar se qeë e kishte sulmuar fizikisht atë.
Më vonë Muller pati arritur një marrëveshje, me ç`rast i kishte kërkuar falje banakierit.
E-Diaspora
-
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka Ekspozita e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington sjell fotografi që pasqyrojnë sakrificën, rezistencën dhe... -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













