Shkurt.ch
Iniciativë kundër të drejtës së vetos të Shtëpisë Princërore
Por, princërit e Lihtenshtajnit kanë deklartuar se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga e drejta e vetos
Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit ka miratuar të martën një iniciativë popullore që synon kufizimin e të drejtës së vetos për shtëpinë princëror. Por, para se bartësit e iniciativës të fillojnë grumbullimin e nënshkrimeve, ajo duhet t`i nënshtrohet procedurës provuese të parlamentit.
Që iniciativa të jetë e plotfuqishme nevojitet grumbullimi i 1500 nënshkrimeve brenda një afati prej 6 javësh.
Iniciativa me sloganin “Po – në mënyrë që edhe vota jote të llogaritet” synon që në votimet popullore të jetë populli ai që thotë fjalën e fundit. Vendimet që merren në kutitë e votimit nuk do të duhej të anuloheshin nga princërit ose zëvendësit e tyre përmes vetos ose të ashtuquajturës “të drejtë të sanksionit”. Kushtetuta parasheh që çdo ligj i ri ose i ndryshuar, për të hyrë në fuqi, duhet të ketë miratimin e Shtëpisë Princërore. Po kjo vlen edhe për ndryshimin e kushtetutës, shkruan swissinfo.ch.
Vitin e kaluar, kishte lindur një konflikt në këtë kontekst lidhur me çështjen e legalizimit të të drejtës për ndërprerje të shtatzënisë. Princi Trashëgimtar i Lihtenshtajnit, Alois, qysh para fillimit të votimeve kishte deklaruar se nuk do ta nënshkruante ndryshimin e ligjit, edhe në rast se iniciativa do të fitonte shumicën.
Po kështu, princërit kanë reaguar edhe ndaj iniciativës së re. Nga Shtëpia Princërore në Vaduz është komunikuar se kërkesat e iniciatorëve do të përmbusheshin vetëm në rast se ata do të ishin për abrogimin e monarkisë. Ndryshe, princërit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga e drejta e vetos.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













