Në Linz hapet biblioteka me literaturë shkollore shqipe
Në shkollën e njohur të lartë pedagogjike evropiane, “Pädagogische Hochschule Oberösterreich – Europaschule” të Linzit të Austrisë, ku shumë nxënës shqiptarë vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, ministri kosovar i diasporës, Ibrahim Makolli, para nxënësve të pranishëm, drejtorit të kësaj shkolle, Hubert Hummer, dorëzoi të premten një kontingjent tjetër prej 300 librash, lektura shkollore, (60 tituj me nga 5 ekzemplarë) që përdoren në procesin mësimor të sistemit të edukimit fillor të Republikës së Kosovës.
Ministri kosovar i diasporës, Ibrahim Makolli, tha me këtë rast se Ministria e Diasporës do të kujdeset gjithmonë që nxënësit e shkollës me mësim plotësues në diasporë, edhe këtu në Linz, të kenë lekturën e nevojshme në gjuhën shqipe për të ruajtur e zhvilluar kulturën, gjuhën dhe identitetin, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.
Drejtori i shkollës, austriaku Hummer, ka falënderuar ministrin Makolli, dhe ka thënë se librat do të vendosen në një kënd të veçantë ku do të krijohet një minibibliotekë për librin shqip, që do ta shfrytëzojnë vazhdimisht nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjatë kësaj vizite, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli është takuar edhe me zëvëndëskryetarin e komunës së Linzit, duke u interesuar për bashkatdhetarët e shumtë që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet të Austrisë. “Ministria e Diasporës ka plane dhe projekte që do t’i realizojë në të mirë të zhvillimit kulturor dhe të ruajtjes së identitetit si dhe të ndihmoj drejtpërdrejt me këto programe për integrimin e tyre në jetën ekonomike, kulturore e sociale në Linz, kur dihet se një numër jo i vogël nga bashkatdhetarët tashmë janë edhe në strukturat ekonomike, në sistemim e edukimit dhe rrjetet sociale të shoqërisë austriake”, ka deklaruar Makolli. Zëvendëskryetari i Komunës së Linzit, i cili në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe kryetar i kësaj komune, tha se diaspora e këtushme e Kosovës, tashmë është e inkuadruar dhe e integruar mjaft mirë. “Ata janë punëtorë dhe shumë të kujdesshëm e korrekt në punë dhe jetën sociale këtu në komunën tonë. Ne dëshirojmë që edhe fëmijët e mërgimtarëve nga Kosova të mësojnë gjuhën e tyre, dhe përmes kulturës dhe identitetit të tyre të integrohen sa më mirë. Integrimin e kuptojmë si vlerë dhe ai nuk duhet dhe nuk është asimilim”, ka deklaruar Luger. Ai tha se në fillim të muajit të ardhshëm do ta vizitoj Kosovën, të cilën për herë të parë e ka vizituar para 20 vitesh. Luger ka thënë se do të shqyrtohen mundësitë të binjakëzimit me një shkolle të Linzit me një si motër të Prishtinës, si dhe do të shikohet mundësia që më shpejtë të krijohen kushtet për grupet e ekspertëve të dyja vendeve që t’i vlerësojnë kushtet edhe për të investuar në Kosovë, në sektorët e energjetikës, bujqësisë apo edhe turizmit.Ministri Makolli e ka shfrytëzuar këtë vizitë për të dorëzuar në zyrën e komunës së Lincit një numër të konsiderueshëm librash për bibliotekën publike të qytetit, “Volkshochschule Statdtbbliothek”. Këtë kontingjent e përbëjnë 270 ekzemplarë me literaturë të ndryshme, historike, shkencore, historiografike, dhe libra të tjerë që flasin për Kosovën nga autorë të ndryshëm shqiptarë dhe studiues gjermanë, austriakë, francezë, amerikanë etj, si dhe 300 libra (60 tituj nga 5 ekzemplarë) me lektura shkollore për të hapur një kënd të veçantë e të përhershëm me libra në gjuhën shqipe në këtë bibliotekë të njohur në gjithë Austrinë.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë












