Autotech
Google krijon version të veçantë të Androidit edhe për telefonat e dobët
Google ka shprehur edhe njëherë dëshirën e saj që të gjithë të kenë qasje në sistemin operativ Android, madje edhe ata që nuk mund të blejnë telefona të shtrenjtë.
Kompania njoftoi sot se Android Oreo (Go Edition) do të lansohet krahas sistemit Android 8.1. Sistemi i ri operativ është i fokusuar për telefona më të dobët, si Samsung Galaxy J3, Motorola Moto G që kushtojnë më pak se 400 dollarë.
Google thotë se ka parë miliarda njerëz që nuk mund të kenë qasje në sisteme të reja sepse s’kanë para për telefona të rinj, transmeton Albinfo.ch.
Kompania përpos këtij sistemi më të lehtë ka sjellë edhe versionet “Go” të aplikacioneve YouTube Go, Google Maps Go dhe Gmail Go, që zënë 50 për qind më pak hapësirë se versionet normale.
Ky version i ri pritet të kursejë së paku 600 MB të të dhënave për një vit, që mund të jetë shpëtim për telefonat e dobët.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











