Sport
Ylli i Kosovës tregon për luftën dhe ikjen nga Kosova
"Njerëzit vdisnin, po vazhdonin të vriteshin, është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Kjo ishte arsyeja që u larguam, nuk donim që të vriteshim”, ka thënë Celina
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina gjatë një intervistë për “Eadt.co.uk” ka rrëfyer rrugëtimin e tij të fëmijërisë ku ka treguar për ikjen nga Kosova gjatë periudhës së luftës.
“Isha dy vjeç kur shkuam në Norvegji, për shkak të asaj që ndodhi në ish-Jugosllavi. Njerëzit vdisnin, po vazhdonin të vriteshin, është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Kjo ishte arsyeja që u larguam, nuk donim që të vriteshim”, ka thënë Celina, përcjell albinfo.ch.
Celina është rritur në Norvegji, por asnjëherë nuk e ka harruar Kosovën. “Jam rritur në Norvegji, prandaj jam ndier norvegjez kur kam jetuar atje. Megjithatë e dija se isha prej një vendi tjetër. Kur erdhi momenti që të vendosja të zgjedhja për kë të luaj, Norvegjinë apo Kosovën ishte një moment shumë i vështirë për mua”, theksoi Celina.
Ai nuk është penduar që zgjodhi Kosovën. “Është një ndjenjë ndryshe (të luash për Kosovën) për shkak të asaj nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë. Të gjithë në ekip kanë tregimin e tyre për familjet e tyre. Është një nder i veçantë që mund të luaj për ta. Kemi shumë talenta të rinj dhe disa lojtarë të mirë. Do të na duhet kohë për të hyrë në gara të mëdha, por mendoj se do të ndodhë”, tregon Celina.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












