Autotech
Më 2018 ekranet e telefonave do të kenë brenda sensorin e gishtave
“Synaptics”, kompania përgjegjëse për miliona ekrane të laptopëve dhe të telefonave për ndjeshmërinë në prekje, ka njoftuar se do të prodhojë sensorin e parë të gishtave që do të përfshihet brenda ekranit.
I quajtur “Clear ID”, pritet që të funksionojë sikurse butonat e zakonshëm te telefonat Samsung Galaxy S para lansimit të Galaxy S8 dhe te iPhonet para lansimit të iPhone X, transmeton Albinfo.ch.
Ata do të aktivizohen vetëm kur preket në një pjesë të caktuar të ekranit.
Kompania po ashtu ka bërë të ditur se “Clear ID” do të punojë me një nga top pesë kompanitë më të mëdha të botës, duke mos specifikuar se me cilën.
Kjo veçori, sipas “TheVerge”, është e pashmangshme për vitin 2018.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











