E vërteta për romin me “revole”
Për vogëlushi rom nga fotografia e ballinës së javores zvicerane “Weltwoche”, Mentor M. nga Gjakova kanë shfaqur interesim të madh mediat zvicerane. Çuni 8 vjeçar i cili bashkë me familjen jeton në një kasolle në vendbanimin e egër të romëve “Ali Ibra” të Gjakovës, është vizituar në Kosovë nga gazeta javore zvicerane WOZ. Gazeta në fjalë ka sjell një reportazh për të vërtetën e romëve dhe manipulimin e bërë nga gazeta „Weltwoche“.
Ekipi i gazetës ishte në kasollen e familjes së Mentorit më 13 prill. Ata kishin takuar familjarët e Mentorit për të zbardhur të vërtetën për manipulimin e bërë nga “Weltwoche. Ekipi i gazetarëve nga Zvicra ishte pritur nga babai i Mentorit, Rexhepi, nëna Teuta, dhe motrat Sinita dhe Shkurta.
“Ne ulemi në një dhomë rreth dymbëdhjetë metra katrorë në një lagje rome në Gjakovë, në Kosovën perëndimore”, shkruan në reportazhin e saj, WOZ.
“Unë jam i tronditur. Djali im në këtë gazetë, gjithkush mund ta sheh me një pistoletë në dorë. . Mendon populli se ne ishin kriminelë, hajdutë”, shprehet i tronditur babai i Mentorit, Rexhepi me të parë gazetën ku në ballinë është djali i tij me një pistoletë në dorë.
“Ne nuk jemi kriminelë”, thotë Rexhepi. “Ne jemi të ndershëm, njerëz të zakonshëm. Ju shikoni, ne jetojmë këtu, ne kemi një zor ngase asgjë nuk kemi për të ngrënë, pa punë, asgjë, … ” duhet të rrëfehet babai i Mentorit.
Italiani Livio Mancini kishte vizituar në vitin 2008 si fotograf i KFOR-it, mëhallën e romëve në Gjakovë. Ai kishte fotografuar mentorin me një armë lodër në dorë. Një fotografi që është e lehtë për të gjetur pas luftërave në të gjitha vendet e Ballkanit, thotë WOZ.
“Weltwoche” ka përdorur si ilustrim këtë fotografi për një artikull në lidhje me krimin e romëve në Zvicër. Mentori në atë kohë ishte vetëm katër vjeç. Më 9 mars të këtij viti, ai ka festuar ditëlindjen e tij të tetë. Atij nuk i kujtohet dita kur ishte fotografuar me armë lodër në dorë ngase ishte shumë i vogël.
Fillim të javës së kaluar gazeta zvicerane WOZ me ndihmën e CARITAS-it zviceran ka gjetur lagjen e varfër të romëve nga Gjakova
Për 800 romë në “koloni”, siç i quajnë banorët, shkruan WOZ, do të ndërtohen shtëpi të reja, për të cilat komuna ka ndarë në afërsi një parcelë të tokës. Do të ndërtohen 120 shtëpi në tri faza. 29 shtëpi tashmë janë ndërtuar, faza e ardhshme e ndërtimit do të fillon së shpejti dhe do të përfundojë deri në vjeshtë.
Deri para një viti familja e Mentorit ka jetuar nga shitja e gjësendeve të ripërtëristshme që grumbullonte në deponinë e bërlloku.
Babai i Mentorit, tregon se biri i tij ka ndjekur një shkollë publike në Gjakovë, më pak se njëzet minuta larg lagjës së tyre. Ai po ashtu ishte edhe në çerdhe të lagjes “Ali Ibra”.
Mentori është shkolluar, thotë ai. Por tashmë është i shqetësuar se mund të ngacmohet dhe fyhet si kriminel.
“Në internet të gjithë mund të shohin fotografinë dhe përkthejnë titullin e gazetës”, thotë 30-vjeçari.
Ai thotë se dëshiron të paraqesë një padi kundër personave përgjegjës, të cilët kanë abuzuar fotografinë. Për këtë ai ka nevojë për ndihmën e të tjerëve ngase vetëm nuk është gjendje për ta bërë. .
Aktualisht, familja merr edhe 75 euro ndihma sociale, por pas tri vitesh edhe ato do t`i hiqen.
Çdo ditë, Rexhepi shkon herët në mëngjes në qytet për të kërkuar punë. Madje, ai ka marrë një kredi për një automjet të vogël, të hapur me sharrë për të prerë dru.
Kur është pyetur Mentori nëse dëshiron të punojë më vonë, ai në fillim kishte hezituar të përgjigjet, pastaj thotë: ” Unë dua të punoj me dru, si babai im”. “Ditën tjetër, kur ne ecim në mëhallën e romëve për të vizituar të afërmit e tij, Mentori kishte shkruar në fletoren time. Planet e tij kishin ndryshuar. Ai thotë se dëshiron të jetë “Gazetar”, shkruan WOZ në reportazhin e gjatë për Mentorin dhe mëhallën e romëve në Gjakovë
Pas publikimit të kësaj fotografie të Mentorit, “Weltwoche” ka qenë cak i padive të shumta që i kishin ardhur nga të gjitha anët. Thirrja për diskriminim me bazë race, ishte e përbashkëta e padive në gjyqe dhe kritikave në medie.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike Zvicra po hyn në një fazë të re sfidash politike dhe ekonomike, që sipas analistëve po... -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave









