Autotech
Robotët mund të zëvendësojnë mësuesit!
Robotët mund të zëvendësojnë mësuesit deri në vitin 2027. Kjo ka qenë deklarata e guximshme e Anthony Seldon, ekspert i arsimit britanik, bërë në Festivalin e Shkencës Britanike.
Seldon mund të jetë i pari që vendos një afat specifik për automatizimin e arsimit, por nuk është i pari që vë në dukje potencialin e teknologjisë, për të zëvendësuar punën e bërë nga njeriu, shkruan ‘Scan’.
Nëse “robotët” marrin formën e programeve kompjuterike inteligjente (IA), hulumtimet sugjerojnë se teknologjia do të automatizojë një pjesë të madhe të vendeve të punës në mbarë botën, duke ndërhyrë në ekonominë globale dhe duke lënë miliona persona të papunë, përcjell albinfo.ch.
Disa ekspertë kanë sugjeruar se sistemet autonome po na zëvendësojnë në punë, të cilat për njerëzit konsiderohen të papërshtatshme, të mërzitshme apo edhe të rrezikshme.
Kjo tashmë po ndodh. Robotët pastrojnë vendet e fatkeqësive bërthamore dhe kryejnë punë ndërtimore. Megjithatë, punët e zyrës nuk mbeten “imune” ndaj blerjes së robotëve: pasi makinat po zëvendësojnë ekspertë financiarë dhe disa profesione të tjera.
Kërkesat ekskluzive për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme e bëjnë këtë pozicion të ndryshëm në shumë e shumë vende. Nxënësit mësojnë ndryshe dhe një mësues i mirë duhet të përpiqet të japë mësimin në atë mënyrë që nxënësi ta përvetësojë.
Disa madje mund të kenë probleme të sjelljes apo probleme psikologjike, gjë që mund të pengojnë dhe komplikojnë këtë proces.
Të tjerë mund të kenë prindër që janë shumë të përfshirë, ose nuk janë përfshirë sa duhet në arsimimin e tyre.
Mësimdhënësit efektivë duhet të jenë në gjendje të kalojnë në këto pengesa, duke përmbushur kërkesat e kurikulave që shpesh herë ndryshojnë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












