Futboll
Xhaka barazon rekordin e Shaqirit dhe Behramit në Botëror
Kapiteni i Zvicrës do të paraqitet për herë të katërt në Kupën e Botës, duke u bërë pjesë e listës së futbollistëve më me përvojë në historinë e kombëtares
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa në përbërjen e skuadrës bie në sy përvoja e madhe e futbollistëve të thirrur, transmeton albinfo.ch.
Plot 18 lojtarë nga lista e përzgjedhur kanë marrë pjesë më parë me Zvicrën në Kampionate Botërore, çka tregon se Yakin ka vendosur të udhëtojë me një ekip të dëshmuar dhe me eksperiencë në skenën më të madhe të futbollit.
Kapiteni i Zvicrës do të jetë Granit Xhaka, i cili do ta udhëheqë ekipin në Botërorin që nis më 11 qershor. Për Xhakën, ky do të jetë Botërori i katërt në karrierë, duke barazuar kështu rekordin që deri më tani e mbanin vetëm Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami.
Shaqiri dhe Behrami janë lojtarët e vetëm që kanë përfaqësuar Zvicrën në katër Botërorë, ndërsa tash kësaj liste do t’i bashkohet edhe Xhaka. Po ashtu, rekordin do ta barazojë edhe Ricardo Rodriguez.
Në listën e Zvicrës është përfshirë edhe mesfushori Ardon Jashari, pavarësisht se nuk ka pasur paraqitje të spikatura te Milani.
Ndërkohë, Xhaka vjen në këtë Botëror në formë të lartë, pasi ka pasur një sezon shumë të suksesshëm, duke udhëhequr si kapiten skuadrën e Sunderlandit në Premier League, ku ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi Disa nënkontraktorë të kompanisë DHL në Zvicër thonë se janë në prag të falimentimit, pavarësisht rritjes... -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse -
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë












