E-Diaspora
Edhe Sali Berisha reagon për azilkërkuesin e ‘masakruar’ shqiptar në Francë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka reaguar ashpër për ngjarjen e masakrimit të të riut shqiptar, Florenc Beqiri, në Burgun e Marsejës në Francë.
Berisha përmes këtij postimi u bëri thirrje autoriteteve franceze të ndëshkojnë krimin makabër të kryer në këtë burg, përcjell albinfo.ch.
Ai uroi shërim të shpejtë të riut shqiptar, i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në trajtim intensiv mjekësor.
Kjo ngjarje ka bërë bujë në mediat shqiptare, pasi familjarët kanë reaguar se shqiptari është dhunuar në burg.
Ai kishte shkuar si azilkërkues dhe ishte arrestuar pasi nuk kishte dokumente. Megjithatë, në burg ka përjetuar tmerrin sipas familjarëve, dhe tani është në gjendje të rëndë.
Ky është postimi i plotë i Sali Berishës:
“Një i ri i masakruar në burgun e Marsejës! Duke dënuar ashpërsisht këtë akt të rëndë kriminal, u bëj thirrje autoriteteve franceze të ndëshkojnë me të gjithë forcën e ligjit autorin apo autorët e këtij krimi të shëmtuar! Urojmë shërim të plotë të riut shqiptar të masakruar”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













