Autotech
Facebooku kërkon fytyrat e përdoruesve për sigurinë e tyre
Facebooku ka njoftuar se do të prezantojë disa veçori të reja për njohje të fytyrës në platformat e veta.
Sapo që një përdorues do të pajtohet që Facebooku të përdorë të dhënat e tyre të fytyrës, ju merrni qasje në veçoritë e reja të cilat “do të ndihmojnë në mbrojtjen e privatësisë suaj dhe bllokimin e tentativave për thyerje të llogarisë suaj”.
Në një postim në blog, kompania e ka përshkruar veçorinë e re si shumë lehtë të përdorshme për përdoruesit, transmeton Albinfo.ch.
1. Facebooku do të njoftojë kur foto tuaja ngarkohen në rrjet, edhe nëse ju nuk jeni etiketuar në to. Kjo ndodh edhe kur publikohen fotografi nga njerëzit që nuk janë në listën e miqve tuaj.
2. Facebooku do të njoftojë kur fytyra juaj përfshihet në një foto-profil. Kjo bëhet për të shmangur postimet “sulmuese”, kur dikush krijon profil falso.
3. Në fund, përdoruesit me probleme në shikim mund të dëgjojnë me zë kush i ka etiketuar në fotografi.
Të gjitha këto realizohen, pasi që të autorizohet Facebooku për qasje, ruajtje dhe përshtatje të të dhënave të fytyrës së një përdoruesi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












