Jeta në Zvicër
Gruaja e parë në ushtrinë zvicerane e cila do të pilotojë një aeroplan luftarak
“Doja të bëja këtë punë dhe isha e gatshme të bëja gjithçka për të arritur atje”, thotë ajo
Një grua nga kantoni i Vaudit do të bëhet gruaja e parë pilote në Zvicër, që do të pilotojë një aeroplan luftarak të Zvicrës, sapo të përfundoi trajnimin vitin e ardhshëm, shkruan “The Local”.
Më 15 dhjetor, togerja e parë, Fanny Chollet së bashku me shtatë trajnues janë certifikuar si pilotë profesionist ushtarak dhe tani mund të vazhdojnë tranimin shtesë për të mësuar se si të pilotojë një aeroplan luftarak F/A-18, përcjell albinfo.ch.
Pas përfundimit, Chollet do të bëhet gruaja e parë në ushtrinë zvicerane e cila do të pilotojë një aeroplan luftarak.
26-vjeçarja nga Saint-Légier ka dashur të jetë një pilote që nga mosha 17 vjeçare.
“Doja të bëja këtë punë dhe isha e gatshme të bëja gjithçka për të arritur atje”, thotë ajo.
Ajo kishte filluar trajnimin e saj si pilote më 2012 dhe gjithashtu ishte pajisur edhe me një diplomë përgjatë rrugës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












