Mërgata kosovare e integruar në Itali
Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, gjatë një vizite që po zhvillon në Itali, u takua me Nënsekretaren në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Italisë Maria Cecilia Guerra, të cilën e falënderoi për kontributin e shtetit italian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë që ka integrimi i kosovarëve në shtetin e Italisë.
Ministri Makolli theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe gjuhës së pjesëtarëve të diasporës, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në rindërtimin e gjithëmbarshëm të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra për informim e Ministrisë së Diasporës.
Makolli e informoi bashkëbiseduesen lidhur me vendimin e Ministrisë së Diasporës për hapjen e qendrave kulturore të Kosovës në shtetet ku është e koncentruar mërgata kosovare. Ai përshëndeti vendimin e Qeverisë së Italisë për lejimin e zhvillimit të mësimit plotësues për fëmijët e emigrantëve.
Nënsekretarja Guerra theksoi se është shumë e rëndësishme marrëdhënia mes Italisë dhe vendeve të origjinës së emigrantëve, duke e veçuar komunitetin kosovar si një komunitet punëtor dhe relativisht mirë të integruar. Në kërkesën e ministrit Makolli që të rinjtë dhe studentët të ketë mundësinë për punësim si punëtorë sezonalë, nënsekretarja Guerra u shpreh se me gjithë krizën ekonomike në Itali, dikasteri që ajo përfaqëson i jep mbështetje punësimit sezonal nga vendet e treta dhe në këtë drejtim janë të përcaktuara kuotat sezonale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të thellohet bashkëpunimi dhe të konkretizohen marrëveshjet dypalëshe në të gjitha fushat e interesit, gjë që do t’i hape rrugë shkëmbimit të përvojave që ka Italia në regjistrimin me diasporën e saj.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër Qeveria zvicerane po synon të shtrëngojë kufizimet për daljen në pension të parakohshëm para moshës statutore... -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër









