Jeta në Zvicër
Qytetarit nga Maqedonia i dënuar për vrasje i lejohet të qëndrojë në Zvicër
Gjykatësit kanë vendosur që qytetari, i cili ka qenë në burg në Maqedoni për vrasje, duhet të lejohet të bashkohet me gruan e tij dhe fëmijët e tyre në Zvicër
Gjykata e Lartë Federale në Zvicër ka vendosur, që një shtetasi të Maqedonisë i cili ka qëndruar në burg për vrasje, duhet t’i kthehet leja e qëndrimit në Zvicër, shkruajnë mediat vendore.
Gjykatësit kanë vendosur që qytetari, i cili ka qenë në burg në Maqedoni për vrasje, duhet të lejohet të bashkohet me gruan e tij dhe fëmijën e përbashkët në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Gjykatësit mendojnë se personi në fjalë nuk paraqet rrezik për sigurinë dhe se ishte në interesin e familjes që të ribashkoheshin, pasi gruaja 37-vjeçare ishte integruar mirë.
Ai ishte arrestuar në vitin 2011, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar, dhe u deportua në vendin ballkanik. Katër vjet më parë, ai u lirua dhe aplikoi për t’u bashkuar me familjen e tij. Por, kërkesa e tij u hodh poshtë nga autoritetet kantonale të Schaffhausenit, transmeton albinfo.ch.
Vendimi i Gjykatës Federale vjen përkundër vendimit të votuesve zviceranë në vitin 2010 për të dëbuar të huajt që kanë kryer krime edhe më të lehta se ky për të cilin ka mbajtur dënimin shtetasi i Maqedonisë dhe i Kosovës.
Gjykata Federale e ka argumentuar vendimin e saj me faktin se edhe pse personi në fjalë kishte kryer një vepër të rëndë penale, një vrasje, ai këtë e ka bërë shumë kohë më parë (në vitin 1994). Atëbotë ai ka qenë vetëm 23 vjeçar dhe nga ajo kohë nuk ka rënë asnjëherë ndesh me ligjin, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, në kohën sa ka jetuar në Zvicër ky i huaj ka treguar gatishmëri të madhe për integrim. Nga ana tjetër bashkëshortja e tij, e ardhur nga Kosova në Zvicër në vitin 1991 si vajzë 10 vjeçe, është plotësisht e integruar dhe e socializuar në Zvicër. Këta faktorë, sipas Gjykatës Federale kanë peshuar më shumë në favor të lejimit të qëndrimit në Zvicër të personit të lartpërmendur.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












