Jeta në Zvicër
Gjithnjë e më shumë zviceranët po kujdesen për pensionin e tyre
Sipas një studimi nga “Credit Suisse”, numri i atyre që paguajnë për shtyllën e tretë është rritur ndjeshëm.
Sot, dy të tretat e të gjithë të punësuarve kujdesen për pleqërinë tyre – pesë herë më shumë se 20 vjet më parë, shkruan albinfo.ch.
Kursimet ndryshojnë sipas moshës, gjinisë dhe rajonit të gjuhës.
Sa më mirë të jetë shkollimi janë më të larta të ardhurat, dhe aq më shumë janë gjasat të paguhet për shtyllën e 3-të në baza të rregullta, përcjell albinfo.ch.
Në grupin më të ulët të të ardhurave, tre nga katër familje nuk kanë kursyer fare për shtyllën 3-të.
Studimi i “Credit Suisse” tregon se përqindja e kursimtarëve të rregullt për shtyllën e tretë në mesin e grave është 55 përqind më e ulët se ajo e burrave (62 përqind).
Përqindja e punëtorëve më të rinj është gjithashtu nën mesataren për kursimet e shtyllës së 3-të: 47 përqind e 25 deri 34 vjeç janë në shtyllën 3-të. Në të kundërt, 35 deri 44-vjeçarët figurojnë me 61.7 për qind, 45 dhe 54-vjeçarët me 63.1 për qind dhe 55 – 63/64-vjeçarët me 62.5 për qind.
Shumë zviceranë me të ardhura më të ulëta nuk paguajnë asgjë.
Siç tregon edhe studimi më lartë, depozita mesatare në shtyllën 3-të në Zvicrën gjermanofolëse është më e lartë se në pjesët franceze dhe italishtfolëse të vendit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













