Kultura
Sopranoja Elbenita Kajtazi, pjesë e shtëpisë operistike të Hamburgut
"Të jesh pjesë e ansamblit të një shtëpie opersitike sikur ajo e Hamburgut është privilegj shumë i madh, puna dhe përkushtimi i madh që i kam vënë këtij profesioni po më shpërblehet çdo ditë, prandaj miq të dashur nuk duhet dorëzuar asnjëherë sepse asgjë nuk është e pamundur!” , është shprehur Elbenita Kajtazi
Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi, që nga muaji shtator i këtij viti, do të jetë pjesë e shtëpisë operistike të Hamburgut, Staatsoper Hamburg.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sopranoja nga Kosova në rrjetet sociale, duke u shprehur shumë e lumtur për këtë sukses, përcjell albinfo.ch.
“Miq të dashur, sot dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm! Jam e stërlumtur që më në fund mund ta bëj publike! Shtëpia operistike e Hamburgut-Staatsoper Hamburg, ka hapur dyert për mua dhe do të jetë shtëpia ime e radhës në të cilën do performoj shumë role sfiduese por të stërdashura për mua! Të jesh pjesë e ansamblit të një shtëpie opersitike sikur ajo e Hamburgut është privilegj shumë i madh, puna dhe përkushtimi i madh që i kam vënë këtij profesioni po më shpërblehet çdo ditë, prandaj miq të dashur nuk duhet dorëzuar asnjëherë sepse asgjë nuk është e pamundur!” , është shprehur Elbenita Kajtazi.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











