Kosova
Protestohet në Prishtinë, kaos në trafik
Kjo masë e ndalimit të qarkullimit të automjeteve nga ora 06:00 deri në orën 22:00 është ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës bashkë me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit
Sot është protestuar në Prishtinë për shkak të ajrit të ndotur që po mbizotëron, sidomos në ditët e fundit, shkruan albinfo.ch.
Qëllimi i protestës është që të ndërmerren masat dhe pastrohet ajri, që është shumë i dëmshëm.
Derisa protesta është zhvilluar para Teatrit Kombëtar, në kaos në orët e para të mëngjesit ka qenë një kaos i vërtetë, pasi veturat nuk janë lënë të hynë në qendër të Prishtinës.
Zonat e ndaluara përfshijnë: Bulevardi “Bill Klinton”, nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilanit” dhe “Bekim Fehmiut”, gjegjësisht deri te shtatorja “Bill Klinton”, Bulevardi “Dëshmorët e kombit”, nga rrethrrotullimi i flamurit, rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve, rruga “Edmond Hoxha” te Salla “1 tetori”, rruga “Ilir Konushevci” nga hyrja e drejtimit të Podujevës dhe hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugën e UÇK -së dhe “Fehmi Agani”.
Kjo masë e ndalimit të qarkullimit të automjeteve nga ora 06:00 deri në orën 22:00 është ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës bashkë me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se transporti është falas në linjat publike, të Trafikut Urban.
“Pra, Qeveria e Kosovës subvencionon vetëm ato linja. Rrjedhimisht, linjat private vazhdojnë të funksionojnë si çdo ditë tjetër. Për më tepër, në autobusët e linjave tona publike, sot nuk ka as konduktorë e as arka fiskale, pikërisht që t’i shmangim gabimet eventuale”, thotë komuna në njoftimin për media.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa deri në 100% për importin e barnave të patentuara... -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut











