Sport
Rashica prezantohet në Gjermani, shpreh ngazëllimin e tij
Ylli kosovar, Milot Rashica, është prezantuar te skuadra e re, Werder Bremen, dhe ka nisur ushtrimet me pjesën tjetër të skuadrës.
Dje klubi i njohur gjerman njoftoi për marrëveshjen me Vitessen për transferimin e 21-vjeçarit, ndërsa sot ka treguar se futbollisti ka marrë fanellën me numrin 11.
“Për mua, kalimi te Werderi është hap i madh. Jam i bindur se së shpejti mund të përmirësojmë situatën tonë si ekip dhe që unë personalisht të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Rashica pas prezantimit te gjermanët, transmeton Albinfo.ch.
Rashica ishte te Vitesse që nga viti 2015, ndërsa para Vitesses luajti te Vushtrria.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












