Sport
Kosova me një garues në Lojërat Olimpike Dimërore
28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse dhe atë mbyllëse
Kosova do të debutojë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeong Chang 2018”, të cilat do të mbahen prej 9-25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut.
Ekipin olimpik të Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpin, përcjell albinfo.ch.
Asnjëri nga skitarët tjerë që ishin kandidat të mundshëm, përkundër dhënies së maksimumit në garat e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë normën olimpike A, e cila mundëson pjesëmarrjen në LOD “Pyeong Chang 2018”, njofton faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës.
28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse dhe atë mbyllëse.
Ekipi olimpik i Kosovës do të udhëtojë për në Pyeong Chang më 5 shkurt.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













