CH-Ballkani
Mashtrues dhe të mashtruar nga Ballkani
Gjurmët e krimit të organizuar të çojnë në Ballkanin Perëndimor. Policia tatimore gjermane, që është përgjegjëse për punën ilegale, nuk parapëlqen të japë statistika
Dhjetë mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor punojnë në të zezë në Gjermani. Në shumë raste kushtet e punës janë të vështira. Shpesh ata mbeten edhe pa para. Industria mashtruese e “ndërmjetësve” lulëzon.
Oferta e punës që iu bë Dino Mehiçit tingëllonte shumë joshëse. Ai duhej të paguante vetëm 200 euro për dhomën nëpërmjet një transferte bankare, dhe duhej të shkonte në Gjermani me shpenzimet e veta. Atje, në fshatin Spiegelau të Bavarisë, e priste një vizë pune dhe një vend pune në sektorin e teknologjisë informative. I riu nga Bosnja nuk u mendua dy herë dhe u nis për Bavari, raporton “Deutche Welle”.
Por realiteti ishte krejt ndryshe. Shtëpia ku do të banonte ai ishte një rrënojë, veç tij aty banonin edhe 50 punëtorë të tjerë nga Bosnja, Serbia dhe Kroacia. Shtrati i fjetjes në dhomën e mbushur cyt më cyt kushtonte jo më 200, por 500 euro, përcjell albinfo.ch.
Vendi i punës nuk ekzistonte fare. Dino kishte frikë se do të përfundonte si punëtor ilegal në ndërtimtari. Kur “ndërmjetësi” i kërkoi edhe pasaportën, ai vendosi të kthehej menjëherë në Bosnjë.
Secili prej punëtorëve ilegalë kanë shkelur ligjet gjermane duke rrezikuar që, nëse kapet, t’u ndalohet hyrja në hapësirën Schengen. Veç kësaj, ata kanë frikë nga ndërmjetësit e tyre, të cilët thuhet se janë të organizuar dhe të rrezikshëm.
Që kjo frikë nuk është pa baza, këtë e dëshmoi edhe rezultati i një kontrolli të befasishëm që u bë para disa ditësh në landin Nordrajn Vestfalen. Si pasojë u arrestuan tetë persona që bënin fatura të rreme për qindra firma ndërtimi në Gjermani. Firmat ua dërgonin paratë me bankë, ndërsa ata ua kthenin sërish në dorë, duke mbajtur një komision deri në dhjetë përqind. Me paratë e mara në dorë ata paguanin punëtorët ilegalë. Evazioni fiskal i shkaktuar në këtë mënyrë kap shumën prej së paku 35 milionë euro. Ndër të arrestuarit janë edhe tre serbë dhe një boshnjak. Hetuesit konfiskuan edhe armë, ndër të tjera dy armë automatike antitank, para dhe disa automjete.
Gjurmët e krimit të organizuar të çojnë në Ballkanin Perëndimor. Policia tatimore gjermane, që është përgjegjëse për punën ilegale, nuk parapëlqen të japë statistika.
Por sipas një raporti në “Welt am Sonntag” (Gusht 2017), ku citohej një raport konfidencial i Doganës, vetëm në gjysmën e parë të 2017-ës ishin hapur 65.755 procese gjyqësore kundër punës ilegale. Shifrat reale mendohet të jenë shumë më të larta. Sipas raportit, në Gjermani punohet kryesisht në ndërtim dhe në gastronomi në të zezë. Ndër dhjetë vendet, prej të cilëve vijnë punëtorë ilegalë në Gjermani, janë edhe asiprantët për anëtarësim në BE: Serbia, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












