Sport
Mustafi takohet me yllin e muzikës botërore
Pas ndeshjes, Mustafi, i cili luan për Kombëtaren e Gjermanisë, është takuar me Rihannan
Arsenali të shtunën shënoi fitore të thellë ndaj Evertonit me rezultat 5:1, ku dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e nisën ndeshjen si titullarë.
Dy futbollistët shqiptarë ishin të kënaqur me këtë fitore. Pas ndeshjes, Mustafi, i cili luan për Kombëtaren e Gjermanisë, është takuar me Rihannan.
“Rezultati që na duhej sot. Faleminderit që ke kryqëzuar gishtërinjtë Rihanna sepse kjo gjithmonë ka rezultuar pozitive”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale, duke kujtuar edhe fatin që i solli në Kampionatin Botëror të Brazilit.
Ndërkohë, Xhaka ka shkruar në profilin e tij pas ndeshjes: “Ndjenjë e mrekullueshme pas një fitore të madhe dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu. Falënderojë tifozët tanë për mbështetjen e tyre fantastike”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












