Autotech
Rikthimi i fuqishëm i Nokias
Nokia ka bërë të ditur të dhënat e para të suksesit që ka shënuar në vitin 2017, pas rikthimit në tregun e telefonave.
Kompania e njohur evropiane e telefonave, që po udhëhiqet nga HMD Global e Finlandës, arriti që në tremujorin e katërt të vitit 2017 të shesë rreth 4.1 milionë telefona Android. Ajo me këtë rast zuri një për qind të të gjithë tregut.
Sipas raportimit të “Forbes”, tremujori i katërt ishte më i suksesshmi për Nokian në vitin e shkuar, që deri tani ka arritur në një vit të shesë 8.5 milionë njësi, transmeton Albinfo.ch.
Me më shumë se 4 milionë telefona të shitur në tremuaj, HMD është para Sonyt në të njëjtën periudhë.
Mbetet të shihet nëse Nokia do të ketë suksese të tjera në vitin 2018 dhe nëse do të rivalizojë gjigantët botërorë.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? Era në jug të Alpeve ka fryrë fort për 10 ditë: një vazhdimësi mjaft e pazakontë.... -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët













