CH-Ballkani
Kërkohet heqja e barrierave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Heqja e barrierave tarifore dhe jotarifore kryesisht në sektorin e doganave mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka qenë një nga kërkesat kryesore të prodhuesve shqiptarë andej e këtej kufirit, adresuar qeverive përkatëse.
Në takimin e përbashkët mes Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës, është diskutuar lidhur me problemet që sipërmarrjet tregtare të të dy shteteve hasin gjatë aktiviteteve të tyre, duke shtruar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy qeverive, raportojnë mediat lokale.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se ky është momenti i duhur për të dhënë këtë shembull të mirë, duke qenë se Kosova do të drejtojë sivjet CEFTA-n, që ka për objektiv krijimin e lehtësirave, përcjell albinfo.ch.
Edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani shprehu mbështetje për nismën e marrë nga prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë, teksa theksoi se bilanci tregtar mes dy vendeve duhet të ndryshojë në vlera më të mëdha për të dyja palët.
Ndërkohë, sipas prodhuesve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, marrëveshjet e arritura deri tani mes dy qeverive kanë mbetur vetëm në letër, pasi nuk ka filluar ende implementimi i tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














