Kosova
“Josh Black, heroi i padëgjuar i Kosovës”
Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka prezantuar Josh Blackun, të cilin e konsideron si heroin e madh të Kosovës, por që deri tani nuk njihej nga kosovarët.
Ajo në Facebook ka postuar një fotografi me të në Facebook duke thënë se ka luajtur rol të madh për pavarësinë e Kosovës dhe se emri i tij do të shkruhet në librat e historisë.
“Josh është një hero i padëgjuar i pavarësisë sonë. Ka pasur rol krucial. Kur të shkruhet historia, emri i tij do të jetë aty. Kosovarët do të mësojnë për të në librat e historisë. Josh jam krenare që jam mikja jote”, ka shkruar ambasadorja kosovare, transmeton Albinfo.ch.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Blackut që në koment ka shkruar se është krenar që është mik i Kosovës.
“Kudo që jam, çfarëdo pune që bëj, do të punoj të forcoj lidhjet mes dy shteteve tona të PAVARURA. Dhjetë vjet më parë kemi bërë diçka të mrekullueshme! Mezi pres të shoh vitet tjera të ardhme të bashkëpunimit dhe kujtimeve të mira”, ka shkruar Black.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












