E-Diaspora
Inaugurohet në Kopenhagë konsullata e përbashkët Kosovë-Shqipëri
Në një ceremoni të veçantë në Kopenhagë të Mbretërisë së Danimarkës, Konsulli i Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Arton Krasniqi dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Kastrit Robo, kanë bërë inaugurimin e Konsullatës së përbashkët të dy vendeve tona.
Në prani të autoriteteve daneze dhe trupit diplomatik të akredituar në Kopenhagë, konsulli Krasniqi ka theksuar nevojën e vazhdimit të projekteve të përbashkëta dhe inicimin e nismave të reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe për bashkëpunim në kuadër të agjendës bilaterale dhe multilaterale, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Sot është një ditë e veçantë, pasi po hapim konsullatën e përbashkët me Shqipërinë, e treta e këtij lloji dhe gjithsesi jo e fundit. Këtë ditë e madhështon data e nesërme, 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, pavarësi kjo që nuk u arrit lehtë kur kemi parasysh sakrificën e shumë brezave”, tha konsulli Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër ambasadori i Shqipërisë, Kastriot Robo e ka vlerësuar lartë aktin e hapjes së Konsullatës së përbashkët.
“Do të punojmë së bashku për t’i ofruar shtetasve si të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe të Republikës së Kosovës, shërbime sa më pozitive sa më moderne, profesionale dhe nuk ka dyshim se qytetarëve tonë do t’iu ofrohen shërbime sa më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.
Po ashtu, do të jetë një pikë reference për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës e Danimarkës, pasi ky rajon përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve si dhe është ndër më të pasurit dhe më të zhvilluarit në botë dhe do të shndërrohet në adresën kryesore të kërkesave të qytetarëve tanë për të mbrojtur interesat e tyre e për të promovuar të drejtat dhe identitetin, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














