CH-Ballkani
Edhe Komisioni Evropian reagon ndaj deklaratave të Ramës
Gjatë një fjalimi, Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët
Komisioni Evropian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë një fjalimi, Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët, përcjell albinfo.ch.
Por, zëdhënësja e KE-së, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.
“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, është shprehur ajo.
“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese. BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”, ka shtuar tutje ajo.
Por, për deklaratën e Ramës kanë reaguar edhe në Shqipëri dhe Kosovë, duke qenë pro dhe kundër kësaj ideje.
Ndërkohë, në Serbi kanë kërkuar që Rama të shpallet ‘non grata’ pas komenteve të fundit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













