Kosova
Investitori nga Zvicra nuk po mund ta shfrytëzojë lokalin e privatizuar
Patrick Fluder, një bashkatdhetar nga Zvicra, i cili ka privatizuar një lokal në Mitrovicë, nuk po mund ta shfrytëzojë atë nga frika se mos po ndodhë ndonjë incident në mes tij dhe ish qiraxhinjve të atij lokali
Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin i cili edhe një herë dëshmoi pengesat që u bëhen investitorëve nga diaspora dhe atyre të huaj në shfrytëzimin e pronave të privatizuara në Kosovë.
Patrick Fluder, një bashkatdhetar nga Zvicra, i cili ka privatizuar një lokal në Mitrovicë, nuk po mund ta shfrytëzojë atë nga frika se mos po ndodhë ndonjë incident në mes tij dhe ish qiraxhinjve të atij lokali, shkruan ‘Kallxo.com’.
“Më 9 dhjetor 2016 kam konkurruar dhe kam qenë ofertuesi më i lartë me çmimin 328.888 euro, dhe nuk po me lejojnë ish qiraxhinjtë. Kam pasur kërcënime, kanosje, shantazhe dhe gjëra negative. Kërkesa e tyre është që unë të tërhiqem nga kjo blerje sepse thonë që kanë punuar për kohë të gjatë dhe nuk lejojnë që dikush tjetër të zhvilloj biznes aty”, është shprehur Fluder i cili ka sqaruar së lokali po rri i zbrazët, përcjell albinfo.ch.
“Lokali është liruar më 7 prill 2017, mu kanë dorëzuar çelësat, i kanë lanë tendat aty. Kam kërkuar që t’i largojnë që të më lejojnë ta zhvilloj biznesin por në asnjë mënyrë nuk pranojnë një gjë të tillë dhe shkaku i frikës që mos të ndodhë diçka e keqe në qytetin e Mitrovicës ende nuk kam shkuar ta hap”, theksoi Fluder për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’.
Hulumtuesit e “Drejtësia në Kosovë” disa herë kanë provuar të takohen me shfrytëzuesin e dikurshëm të lokalit, Gentuar Aliun, mirëpo ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











