Berna kërkon sqarime nga autoritetet kosovare mbi raportin e Marty-t
Departamenti i Jashtëm kërkon nga autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare që të kontribuojnë në sqarimin e akuzave
Qeveria federale e Zvicrës ka kërkuar sqarime lidhur me raportin e Dick Martyt që bën fjalë për implikimin e mundshëm të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në atë që ai quan „tregti me organe”, të zhvilluar, sipas tij, në përfundim të luftës në Kosovë.
Departamenti i Jashtëm kërkon nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare në Kosovë që të kontribuojnë në sqarimin rreth akuzave të cilat i ka ngritur Dick Marty.
“Tashti duhet që autoritetet përgjegjëse, përfshirë dhe ato ndërkombëtare, t`i ndërmarrin hapat e tyre juridikë”, kanë thënë përgjegjësit e departamentit në fjalë për mediet zvicerane, duke përmendur se EULEX-i tashmë është duke kryer hetime në këtë drejtim.
Ambasadori i Zvicrës në Këshillin e Evropës, Christian Meuwly në fjalën e tij ka kërkuar që akuzat e publikuara të Martit të ndiqen edhe në rrugë juridike. Po ashtu, Departamenti i Jashtëm i Qeverisë së Zvicrës bën të ditur se Zvicra mbështet përpjekjet për qartësimin e zhdukjes së një numri të madh të njerëzve gjatë luftës në Kosovë.
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Paris, Dick Marty ka përsëritur edhe një herë akuzat e tij drejtuar udhëheqjes kosovare. Ai ka thënë se posedon fakte dhe indikacione për ato që ka deklaruar, ndërsa tash është në dorë të autoriteteve përgjegjëse gjyqësore që t`i sigurojnë dëshmitë.
Marty, në raportin e tij ka drejtuar akuza po ashtu të rënda në adresë të kryeministrit kosovar dhe UÇK-së për përfshirje në tregti me drogë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











