Jeta në Zvicër
Oferta për të moshuarit në Gjenevë për të hequr dorë nga vozitja
Gjeneva është një nga qytetet më të mbingarkuara në botë, sa i përket trafikut
Kantoni i Gjenevës po lason një ofertë të posaçme të transportit publik për të moshuarit, për t’i inkurajuar ata që të marrin vendimin e vështirë për të hequr dorë nga vozitja e veturës, shkruajnë mediat zvicerane.
Nga e hëna e ardhshme, 100 të parët e moshës mbi 70 vjeç, të cilët ua kthejnë patentën-shoferin autoriteteve, mund të marrin një kartë të transportit publik vjetor me gjysmë çmimi vjetor, që do të thotë se do t’i kushtojë 200 franga, në vend të 400 frangave, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, tre më të shpejtit që shkojnë në zyrat e shërbimit të automjeteve, të hënën nga ora 11:00, do ta marrin atë plotësisht të lirë.
Plani u krijua nga ministri i kantonit të Gjenevës, Luc Barthassat me qëllim që të ndihmonte të moshuarit të bënin “vendimin e vështirë” për të hequr dorë nga patentë shoferi i tyre, shkruan “Le Matin”, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, kjo pritet t’i kushtojë kantonit 20 mijë franga, derisa ka pasur reagime të ndryshme, duke pasur edhe mos pajtime rreth këtij vendimi.
Gjeneva është një nga qytetet më të mbingarkuara në botë, sa i përket trafikut.
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se shoferët kalojnë mesatarisht 52 orë në trafik të ngadalshëm çdo vit, ose 16 përqind të kohës së tyre të përgjithshme të vozitjes.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













