Kosova
Limaj deklarohet i pafajshëm për rastin “Bellanica”
Gjykata Themelore në Gjakovë, më 9 mars, do të shpallë aktgjykimin për Fatmir Limajn për akuzat për krime lufte.
Në fjalën e fundit, Limaj ka thënë se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.
“Jam i bindur që edhe vetë prokuroria e ka ditur që nuk ka prova. Edhe nëse në shqyrtimin gjyqësor nuk kanë arritur të gjenden kryesit e veprës dhe urdhërdhënësi, konsideroj se për familjet e dëmtuara ka qenë satisfaksion, për faktin që është vërtetuar se tendenca për t’i njollosur ka qenë e pasuksesshme”, ka thënë Limaj, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, Prokuroria ka kërkuar dënimin e Limajt. Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Drita Hajdari, ka thënë se Limaj, nuk e ka përmbushur detyrën e tij të eprorit.
“Limaj nuk ndërmori asnjë veprim për parandalimin e krimit që ishte duke ndodhur. Ai nuk bëri asnjë veprim për zbulimin e autorëve të krimit”, ka thënë prokurorja Hajdari, duke iu referuar vrasjes së Selman Binishit e Ramiz Hoxhës.
Ndërsa, avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, ka kundërshtuar qëndrimin e prokurores Drita Hajdari. Një gjë e tillë, sipas Rrecajt, është në kundërshtim me parimin e gjykimit të drejtë dhe me misionin e Prokurorisë së Shtetit. Autorët e vrasjes, katër persona të maskuar, nuk dihen dhe nuk janë identifikuar si pjesëtarë të UÇK-së, ka shtuar Rrecaj.
Ai ka propozuar lirimin nga akuza në mungesë të provave se Fatmir Limaj mund të jetë përgjegjës për këto vrasje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














