Kosova
Gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me pengesa e sfida
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së 8 Marsit ka thënë se një nga sfidat më të mëdha për gruan kosovare vazhdon të jetë mostrashëgimia e pronës për shkaqe dhe barriera të ndryshme që ende ekzistojnë në vend.
“Gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me pengesa dhe sfida. Në sfidë e tillë është në trashëgimia. Kushtetuta ua garanton të gjithë qytetarëve të drejtat në pronë, por fatkeqësisht në shoqërinë tonë në masë të madhe ende ka barriera që ia mohojnë gruas pronën. Kur gratë nuk e kanë në kontroll pronën, s’mund të jenë as aktorë ekonomikë”, ka deklaruar presidenti Thaçi në konferencën e organizuar nga Ambasada e Francës bashkë me OSBE-në, me temën “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë: Trashëgimia dhe barazia para ligjit”, përcjell albinfo.ch.
Presidenti theksoi se heqja dorë nga e drejta për të trashëguar ka qenë gjithmonë pengesë e madhe. “Kjo është bërë më shumë për shkak të traditave dhe normave kulturore, por kjo duhet të ndryshojë, duke nisur nga çdo familje”, ka thënë ai, duke shtuar se në këtë aspekt vendi qëndron më mirë se rajoni.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













