Kosova
Përplasjet brenda VV-së
Përplasjet në Vetëvendosje kanë dalë në sipërfaqe qysh në muajin dhjetor, pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku ka pasur edhe shprehje fyese të drejtuara ndaj kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti
Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, është anëtari i fundit që në shenjë pakënaqësie, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky subjekt politik, aktualisht përfaqëson partinë më të madhe opozitare me 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Por, këta muajt e fundit, Vetëvendosje është tronditur nga numri i madh i dorëheqjeve, duke e vënë në pikëpyetje të madhe ruajtjen e unitetit të brendshëm, raporton “DW”.
Dorëheqja e Ahmetit, po komentohet në dy mënyra. E para, po shihet si formë presioni mbi liderin e tashëm Albin Kurti, që të tërhiqet nga posti i kryetarit të Vetëvendosjes për t’u krijuar kështu rrethanat që të dy blloqet të ulen dhe gjejnë një zgjidhje dhe kompromis, përcjell albinfo.ch.
Dhe, së dyti, dorëheqja e Ahmetit shihet edhe si mundësi serioze që ai të vihet në ballë të grupit të personaliteteve të pakënaqura, që kanë dhënë dorëheqje nga partia, dhe të formojnë një subjekt të ri politik.
Derisa, anëtarët e larguar nuk duan të flasin për largimin e Shpend Ahmetit e as për largimin e tyre nga Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje tha se largimi i Shpendit Ahmetit, nuk ka qenë lajm befasues.
“Qytetarët e Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes nuk e kanë merituar dorëheqjen e tij dhe sigurisht që e konsideroj se është e padrejtë, por ndonëse jo të befasishme, sepse tash e sa kohë ka pasur deklarata se ai do të dalë sot, do dalë nesër, andaj është bërë e lodhshme gjithë kjo situatë”, tha Haxhiu.
Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se “fatkeqësisht Shpendi ka zgjedhur që të mbajë anën e atyre personave që për më gjatë se një vit e gjysmë punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes”.
Përplasjet në Vetëvendosje kanë dalë në sipërfaqe qysh në muajin dhjetor, pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku ka pasur edhe shprehje fyese të drejtuara ndaj kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti.
Deputetja Haxhiu tha se Lëvizjen Vetëvendosje e presin sfida të mëdha e puna shumë, por siç tha ajo, ato do të kalohen pavarësisht dorëheqjeve që janë bërë e që mund të ketë.
Ndërkohë, analisti politik, Imer Mushkolaj thotë se largimi i Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë i pritur, pavarësisht dëmeve që i ka shkaktuar subjektit nga i cili tashëm është larguar.
Në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje thotë se “Shpend Ahmeti ka qenë një prej figurave më të respektuara prej Lëvizjes, dhe kontributor i madh në disa rezultate të mira elektorale. Por, si të gjithë ne, edhe ai ka fituar nga Lëvizja më shumë se ç’i ka dhënë Lëvizjes”, thuhet në komunikatë.
Nga postet udhëheqëse në këtë subjekt politik kanë dhënë dorëheqje ish-kryetari, Visar Ymeri, ish-Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj dhe zyrtarët tjerë, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Driton Çaushi e të tjerë.
Për shkak të krijimit të dy blloqeve politike, ishte pikërisht Shpend Ahmeti që bashkë me deputetin Glauk Konjufca kishin marrë si mision negociatat e brendshme për tejkalimin e ndasive.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












