Kulturë

Ilir Ferra

Autor

Fondacioni i njohur gjerman për stimulimin e kulturës, Robert-Bosch Stiftung ka ndarë çmimin “Chamisso” për vitin 2012, që jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë jogjermanë. Këtë çmim, që ka edhe vlerë në të holla (15.000 euro), e ka fituar autori çek Michael Stavaric për romanin “Brenntage”.

Po kështu, fondacioni i përmendur ka ndarë ehe dy çmime stimuluese me vlerë prej nga 7000 eurosh. Fituesi i njërit çmim është autori shqiptar Ilir Ferra, i cili jeton në Austri, për romanin e shkruar në gjuhën gjermane “Rauchschatten” (Hijet e tymit), ndërsa i tjetrit, hungarezi Akos Doma për romanin “Die allgemeine tauglichkeit”.

Çmimet do të dorëzohen më 1 mars në Munih.

Çmimi “Chamisso”, është i vetmi i këtij lloji në hapësirën gjermane dhe ndahet nga viti 1985.

Ilir Ferra është i lindur në vitin 1974 në Durrës dhe jeton në Vjenë nga viti 1991.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriIlir Ferra
  • Prejardhja:Durrës-Shqipëri
  • Vendi ku vepron: Vjenë-Austri
  • Profesioni:Autor

  WHO’S WHO të tjera