Muzikë

Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026

Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës shqiptare deri në orët e vona të natës në ditën e parë të Alba Festival 2026.

Përkundër vapës së madhe verore, atmosfera në Kasernenareal ishte elektrizuese, me mijëra pjesëmarrës që shijuan performancat e artistëve më të njohur të skenës shqiptare, duke e kthyer festivalin në një festë të vërtetë të kulturës, muzikës dhe bashkimit të diasporës shqiptare.

Foto:Genti Mersinaj/albinfo.ch

Alba Festival 2026, që mbahet më 20 dhe 21 qershor në zemër të Cyrihut, konsiderohet festivali më i madh i muzikës dhe kulturës shqiptare në Evropë. Edhe këtë vit, ai ka mbledhur shqiptarë nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe vende të tjera evropiane, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë bashkuese të muzikës dhe kulturës shqiptare.

Foto: Genri Mersinaj

Pas një nate të parë të suksesshme, organizatorët presin një pjesëmarrje edhe më të madhe në ditën e dytë të festivalit.

Në skenë do të ngjiten emra të njohur të muzikës shqiptare si Noizy, Gjesti, Elita 5, Rina, Ukay, DJ Creep, Klajdi, Bruno Miri dhe DJ Vicky, të cilët pritet të sjellin një tjetër spektakël muzikor për mijëra adhurues të muzikës shqiptare.

Me programin e pasur artistik dhe atmosferën festive që mbretëron në zemër të Cyrihut, Alba Festival 2026 po konfirmon edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe e komunitetit shqiptar në diasporë.

Më shumë fotografi nga Gent Mersiaj albinfo.ch:

Lexoni po ashtu:

Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë

 

Lexoni po ashtu:

Alba Festival 2026, ëndrra e kulturës dhe muzikës shqiptare rikthehet në Cyrih më 20 dhe 21 qershor 2026