Lajme

Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme

Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë marrë masa të jashtëzakonshme për shkak të valës së të nxehtit që pritet të sjellë temperatura deri në 37°C gjatë fundjavës.

Departamenti i Arsimit ka vendosur të pezullojë ndjekjen e detyrueshme të mësimit për nxënësit e klasave të para dhe të dyta fillore të hënën dhe të martën e javës së ardhshme. Prindërit do të kenë mundësinë t’i mbajnë fëmijët në shtëpi, megjithëse shkollat do të mbeten të hapura dhe personeli do të jetë në dispozicion, transmeton albinfo.ch.

Për nxënësit e klasave të tjera, mësimi do të vazhdojë normalisht, por shkollat janë udhëzuar të zbatojnë masa mbrojtëse ndaj vapës, duke përfshirë anulimin e aktiviteteve në ambiente të hapura, ventilimin e klasave dhe kujdesin për hidratimin e vazhdueshëm të nxënësve.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të prekë një pjesë të madhe të Zvicrës perëndimore gjatë ditëve në vijim.