Botërori 2026
Messi në kërkim të rekordeve në Botëror
Të hënën e pret Austria me Messin që shpreson të vijojë këtë lidhjen me shënimin e golit dhe fitoren
Babai i tij nuk është mirë dhe situata është serioze. Vetëm kjo do të mjaftonte për të komplikuar Botërorin e Lionel Messit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, këtu shtohet edhe episodi që nuk nderon askënd nga ata që bëjnë profesionin e gazetarit; lajmi i rremë i ndarjes nga jeta i të atit të kapitenit të skuadrës Albiceleste që u pasua nga ndjesa, lotët dhe dorëheqjen e gazetares që dha këtë lajm makabër të rremë.
E megjithatë duhet shumë më tepër për të hedhur për të gjunjëzuar një kampion të një niveli si Lionel Messi. Argjentinasi vazhdon të stërvitet me shokët e skuadrës i ndihmuar edhe nga klima e jashtëzakonshme e krijuar nën menaxhimin e Scalonit. Kampionët e botës në Katar, fituesit e dy Kupave të Amerikës dhe Finalissima kanë përjetuar shumë beteja dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin.
Messi është pika e tyre e referimit dhe do të bëjnë gjithçka që ai të thyejë rekorde të tjerë. Ai mund të fitojë për herë të parë titullin si golashënuesi më i mirë në një edicion të Kupës së botës (për momentin është në krye me 3 gola po aq sa edhe David i Kanadasë) apo të bëhet mbreti i padiskutueshëm i Botërorëve (në këtë moment është bashkë me Klose me 16 gola).
Të hënën e pret Austria me Messin që shpreson të vijojë këtë lidhjen me shënimin e golit dhe fitoren edhe pse është e vështirë të ruash përqendrimin sidomos kur është dikush që spekulon me një dhimbje kaq të madhe.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër










