Botërori 2026
Rregulli i ri, kartoni i parë i kuq
Miguel Almirón, është bërë futbollisti i parë në histori që ndëshkohet me karton të kuq direkt thjesht sepse mbuloi gojën me dorë ndërsa fliste
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Kampionatin Botëror 2026, gjatë sfidës dramatike mes Paraguait dhe Turqisë.
Mesfushori paraguaian, Miguel Almirón, është bërë futbollisti i parë në histori që ndëshkohet me karton të kuq direkt thjesht sepse mbuloi gojën me dorë ndërsa fliste, transmeton albinfo.ch.
Gjatë një debati të nxehtë në fushë me mbrojtësin turk Mert Müldür, Almirón fshehu gojën për të mos lejuar leximin e buzëve.
Pas sinjalizimit dhe rishikimit të pamjeve në sistemin VAR, gjyqtari Ivan Barton zbatoi rregulloren e re të FIFA-s dhe e nxori lojtarin jashtë me të kuq.
Ky rregull i rreptë është futur në fuqi specifikisht në këtë Botëror për të luftuar racizmin dhe fyerjet e rënda, duke ndaluar lojtarët të fshehin mesazhet e tyre pas duarve apo fanellave. Ndonëse me dhjetë lojtarë, Paraguai fitoi 1:0 dhe eliminoi Turqinë, por Almirón do të mbahet mend gjatë si “viktima” e parë e këtij rregulli të ri.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











