Botërori 2026

Futbollisti shqiptar debuton me Suedinë në Botëror

Besfort Zeneli ka debutuar me Suedinë në Kampionatin Botëror

Edhe një futbollist shqiptar pjesë e Kampionatit Botëror 2026.

Besfort Zeneli ka bërë debutimin me Suedinë në Botëror, shkruan albinfo.ch.

Ai hyri në lojë në minutën e 56-të, duke bërë paraqitje solide përballë Holandës që fitoi bindshëm 5:1.

Suedia ka tri pikë, derisa ndeshjen e fundit e luan ndaj Japonisë.

Pjesë e Botërorit nga futbollistë shqiptarë janë edhe Granit Xhaka dhe Ardian Jashari me Zvicrën.