Bota
Temperaturat e larta ‘alarmojnë’ Evropën
Alarmet janë ngritur gjithashtu në Spanjë, Zvicër, Itali dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, ku autoritetet po përgatiten për një periudhë të zgjatur të temperaturave ekstreme
Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore po përballet me një valë të të nxehtit, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim, duke rrezikuar thyerjen e rekordeve të reja historike, raportoi “RTE News”.
Franca është ndër vendet më të prekura. Qindra shkolla kanë ndryshuar oraret e mësimit për t’u përshtatur me temperaturat e larta, ndërsa parashikuesit e motit kanë paralajmëruar për një valë të nxehti “intensive dhe afatgjatë”, shkruan ATSh, transmeton albinfo.ch.
Në rajonin e Parisit temperaturat mund të kalojnë për herë të parë, pragun e 40°C gjatë muajit qershor.
Sipas vlerësimeve, më shumë se gjysma e popullsisë franceze po përballet me temperatura përvëluese.
Rreth 41 milionë banorë janë nën alarmin portokalli, të shpallur nga shërbimi meteorologjik, niveli i dytë më i lartë i rrezikut.
Meteorologët u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, duke theksuar se kushtet ekstreme do të jenë të përhapura, të zgjatura dhe me intensitet të lartë.
Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi “vigjilencë të madhe”, duke u bërë apel qytetarëve të kujdesen veçanërisht për të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara.
Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, paralajmëroi të rinjtë të shmangin konsumimin e tepërt të alkoolit dhe aktivitetet e rënda fizike, në prag të festivalit kombëtar të muzikës “La Fête de la Musique”, i cili zhvillohet këtë fundjavë dhe mbledh miliona njerëz në rrugët e Francës.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













