Lajme
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih
Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë këtij viti
Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda që pësoi gjatë stuhisë së fortë që goditi kantonin e Cyrihut të premten.
Ajo ishte goditur nga një degë peme e rrëzuar nga erërat e fuqishme dhe ishte dërguar në gjendje kritike në spital.
Sipas mediave zvicerane, stuhia shkaktoi dëme të shumta në rajon dhe la të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë. Autoritetet kishin paralajmëruar më herët për mot ekstrem, me temperatura shumë të larta të ndjekura nga reshje intensive, breshër dhe erëra të forta, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Zvicër, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike, sidomos pranë pemëve dhe objekteve që mund të rrëzohen nga era.
Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











