Muzikë
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih
Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë të Alba Festivalit, i cili gjatë fundjavës mblodhi në Cyrih shqiptarë nga pjesë të ndryshme të Zvicrës dhe Evropës.
Nën temperaturat e larta të qershorit 36 grad, hapësira e Kasernenareal u mbush me vizitorë që kishin ardhur për të ndjekur nga afër performancat e artistëve të njohur shqiptarë dhe për të shijuar atmosferën që tashmë e karakterizon këtë festival.
Programi artistik solli në skenë emra të brezave të ndryshëm të muzikës shqiptare.
Një nga momentet më të veçanta ishte paraqitja e Sabri Fejzullahut, i cili u prit me shumë ngrohtësi nga publiku. Këngët e tij të njohura rikthyen kujtime për shumë pjesëmarrës dhe krijuan një atmosferë të veçantë emocionale.
VIDEO REPORTAZH:
Në vazhdim, skena u dominua nga artistët e muzikës moderne shqiptare. Mozzik, Getinjo, Dafina Zeqiri, Gjesti, Rina dhe emra të tjerë të njohur sollën energji dhe ritme që mbajtën publikun aktiv gjatë gjithë festivalit.
Një nga performancat më të pritura ishte ajo e Noizyt, i cili mbylli festivalin me një koncert që u shoqërua me entuziazëm të madh nga fansat.
Publiku këndoi bashkë me artistin hitet e tij më të njohura, duke e kthyer fundin e festivalit në një festë të madhe kolektive.
Përveç muzikës, Alba Festival vazhdon të mbetet një pikëtakim i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në diasporë.
Në mesin e vizitorëve kishte familje, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, të cilët e shfrytëzuan këtë ngjarje edhe për takime dhe shkëmbim kontaktesh.
Atmosfera pozitive, organizimi i mirë dhe prania e emrave të njohur të skenës shqiptare e konfirmuan edhe këtë vit Alba Festivalin si një nga ngjarjet më të rëndësishme verore për shqiptarët në Zvicër.
Foto tjera nga Genti Mersinaj:
Lexoni po ashtu:
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë

















