Tematike
Serbit të Kosovës, dënim të përjetshëm për vrasjen e gruas me sëpatë
Sava S. “me dhunë brutale e ka ekzekutuar viktimën në mes të rrugës dhe e ka dëshiruar vdekjen e saj ”, ka thënë prokurori
Në dhjetor të vitit 2010, Sava S., 58 vjeçar një serb nga Kosova kishte mbytur ish bashkëshorten e tij 52 vjeçe me një sëpatë, në mes të rrugës, në Cyrih. Dje, një gjykatë e Cyrihut e ka dënuar serbin me burg të përjetshëm për vrasje të rëndë.
Rasti i vrasjes kishte bërë jehonë të madhe në Cyrih e më gjerë. Kishte pasur mjaft dëshmitarë që, atë ditë dhjetori, rreth orës 8.15 të mëngjesit e kishin parë skenën e tmershme kur, tashmë i dënuari, ishte ndalur me makinë në rrugë, kishte kërcyer nga makina dhe kishte sulmuar me sëpatë gruan me vështirësi në ecje, që po kthehej nga puna. Disa kalimtarë që kishin provuar të ndërhynin, ishin bërë ehde vetë cak i sulmit. Gruaja e goditur me sëpatë vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa vrarësi qe paraqitur vetë në polici.
Si motiv për vrasjen ai kishte përmendur moslejimin nga ish-gruaja që të takonte vajzën e përbashkët 16 vjeçe. Kjo e fundit ndërkaq ka deklaruar se vetë i ka ikur takimeve me të atin.
Para trupit gjykues, Sava është munduar të nxirret duke thënë se ka pasur “një pëlcitje filmi. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur atë mëngjes. Unë nuk kam dashur ta vrisja”. Ndërsa avokati ka shtuar se klienti i tij ka vuajtur shumë nga ndarja e gruas dhe vajzës. Ai ka kërkuar një dënim me 5 vjet burg për goditje vdekjeprurëse.
Por prokurori i ka konsideruar jo të besueshme deklarimet e vrasësit. Sava S. “me dhunë brutale e ka ekzekutuar viktimën në mes të rrugës”, ka thënë ai. Kush godet disa herë me sëpatë jo vetëm që e merr në konsideratë vdekjen e personit të goditur por ai edhe e dëshiron pikërisht atë”. Edhe më parë, Sava S. E kishte keqtrajtuar , rrahur dhe ngulfatur bashkëshorten. Për këtë, në vitin 2005 ai kishte marrë një vërejtje penale.
Si rezultat, prokurori i ka shqiptuar atij dënimin maksimal, burg të përjetsjhëm për vrasje të rëndë. Kjo masë dënimi nënkupton që i dënuari në asnjë variant nuk mund të dalë nga burgu pa i mbajtur 15 vjet burg.
Pala e dënuar nuk e pranon vendimin gjyqësor. Avokatio i tij ka thënë se do të atakojë këtë vendim në një instancë më të lartë.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit













