Kosova
LDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kuvendi duhet të shpërbëhet pasi që sipas tij shumica parlamentare nuk po i ka votat për të proceduar asnjë ligj.
Hoti ka thënë se në rast se kështu vazhdon grupi parlamentar i LDK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të procedojmë qysh sot me shpërbërje të Kuvendit sepse nuk ka kuptim të shkohet me tutje. Nuk mund të kalojmë në pikën tjetër pa u kry kjo pikë. Ju e dini që nesër është një seancë tjetër ku është një listë e gjatë e ligjeve që nuk mund të kalohen nga pozita sepse nuk i ka votat. Nëse vazhdoni këtë praktikë si shumicë parlamentare ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim tjetër dhe sot debati nuk mund të vazhdoj me tutje pa u kryer kjo pikë”, theksoi Hoti.
Pas kësaj të gjithë deputetët e LDK-së kanë lëshuar seancën e Kuvendit. Gjithashtu edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar seancën, që pritet të vazhdojë të mërkurën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










